Bota

Humb jetën nga tërmeti aktori turk, u rrëzua përtokë kur muri i shtëpisë u shemb

Aktori vdiq për shkak të humbjes së gjakut, pasi ndërtesa u shemb dhe ra mbi të.

15 Shkurt 2023, 13:01 Nga I.A
Humb jetën nga tërmeti aktori turk, u rrëzua përtokë
Ahmet Kara

TURQI- Aktori turk 38-vjeçar Ahmet Kara u rrëzua përtokë kur muri i shtëpisë së tij në katin e pestë u shemb pas tërmeteve shkatërruese 7.7 dhe 7.6 në Kahramanmaraş. Aktori vdiq për shkak të humbjes së gjakut, pasi ndërtesa u shemb dhe ra mbi të. Aktori ka luajtur në filmin "Princi Charming".

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

ahmet kara termet ne turqi

Sondazh

Poll