Bota

Dita e Shtetësisë Serbe/ Mesazhi i Vuçiç: Kur vendi ynë kërcënohet, gjëja më e rëndësishme është të bashkohemi

Vuçiç ndër të tjera deklaroi se Richard Grenell do të nderohet për kontributin e tij në përparimin e Serbisë, për faktin se ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë interesat e Serbisë.

15 Shkurt 2023, 14:22 Nga a.l
Dita e Shtetësisë Serbe/ Mesazhi i Vuçiç: Kur vendi
Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç mbajti sot një fjalim para qytetarëve në Kuvendin e Vjetër në Kragujevc në kuadër të Ditës së Shtetësisë Serbe ku theksoi se kur vendi dhe themelet e tij kërcënohen, në kushtet e një situate të vështirë në botë, gjëja më e rëndësishme për gjithë qytetarët serbë është të jenë të bashkuar dhe gati për të shpëtuar vendin.

Dhe kjo nuk ka të bëjë me partitë politike, ka të bëjë me atë se çfarë do të jetë populli serb, por edhe të gjithë qytetarët e tjerë të Serbisë, në mënyrë që ta kuptojnë se ne kemi diçka që është e shenjtë, e ai është vendi ynë Serbia. Dhe ne nuk kemi asgjë më të shenjtë. Pa lojëra, pa aventurizëm, duhet një qasje serioze dhe e përgjegjshme, që nënkupton ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, sepse ne kemi nevojë për fëmijë në të ardhmen", theksoi Vuçiç, duke iu drejtuar qytetarëve që e takuan para Kuvendit të Vjetër në Kragujevc.

Vuçiç ndër të tjera deklaroi se Richard Grenell do të nderohet për kontributin e tij në përparimin e Serbisë, për faktin se ka qenë gjithmonë i gatshëm të dëgjojë interesat e Serbisë.

aleksander vucic

Sondazh

Poll