Politike

Protesta e Pedagogëve, Meta: Duan të barazohen me kolegët në Kosovë, kjo qeveri po i vjedhë

Gjatë daljes së sotme për mediat, Meta ka theksuar se pedagogët në vend thjesht po kërkojnë që të barazohen me kolegët e tyre në Kosovë.

15 Shkurt 2023, 14:14 Nga I.A
Protesta e Pedagogëve, Meta: Duan të barazohen me kolegët në
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka mbështetur protestën e Pedagogëve në vend për rritjen e pagave. Gjatë daljes së sotme për mediat, Meta ka theksuar se pedagogët në vend thjesht po kërkojnë që të barazohen me kolegët e tyre në Kosovë. Por sipas tij vendi me Ramën në krye vetëm sa po zhytet më thellë në krizë dhe korrupsion.  

"Është e qartë se Qeveria ka interes vetëm që korrupsioni të vazhdojë dhe qytetarët të grabiten,  veçanërisht në kushtet kur për dy termocentralet lundruese, që u morën me qira dyvjeçare për të mbuluar kërkesën për energji elektrike në këtë periudhë krize,  nga shtatori i vitit të kaluar dhe deri në shkurt 2023 janë shpenzuar rreth 15 milion euro për qera dhe mirëmbajtje ndërkohë nuk është prodhuar as edhe 1(një) Mwh energji. Mjaftonin këto qindra milion euro të “avulluara” vetëm si pasojë e korrupsionit, aferave dhe keqmenaxhimit të sistemit energjitik shqiptar për të plotësuar të paktën kërkesat e drejta dhe plotësisht të realizueshme të pedagogëve, që sërish do të rikthehen në protestë në datën 22 shkurt për paga dinjitoze, të paktën sa të kolegëve të tyre në Kosovë. Me Edi Ramën kryeministër vendi vetëm zhytet në korrupsion, duke u renditur të parët në kontinent dhe të dytët në botë për ryshfet pas Zambias, ndërkohë që Kosova përmirësohet me 20 vende vetëm në dy vite. Ndaj pagat dhe pensionet në Shqipëri janë sa gjysma e pagave dhe pensioneve në vendet fqinje dhe pedagogët tanë kërkojnë pagesa sa të kolegëve të tyre në Kosovë”, tha Meta.

 

ilir meta

Sondazh

Poll