Politike

Protesta e nesërme/ Berisha: RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament, në orën 10 para godinës

Gjatë deklaratës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se kryeministri Rama nesër nuk duhet të hyjë në Parlament.

15 Shkurt 2023, 13:51 Nga I.A
Protesta e nesërme/ Berisha: RamGonigali nuk duhet të hyjë
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se protesta e nesërme do të mbahen në orën 10 para parlamentit. Gjatë deklaratës së sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, Berisha theksoi se kryeministri Rama nesër nuk duhet të hyjë në Parlament.

"Nesër është një ditë prove, prove e fortë. Protesta është thirrur në ora 10, sepse në orën 10, RamGonigali hyn në parlament.
A ka përdhosje më të madhe për atë parlament se hyrja e kryeministrit si RamGonigali? Prandaj qytetarë, siç zhvilluam të hënën që kaloi një betejë të shkëlqyer brenda dhe jashtë parlamentit, i bëj thirrje cilitdo, që ka minimumin e mundësive, të lërë çdo gjë dhe të vijë nesër në orën 10 në protestë. RamGonigali nuk duhet të hyjë në parlament. Edhe po hyri, duhet të mbetet nën presionin e tmerrshëm të revolucionit aty ku është, brenda parlamentit," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll