Politike

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim 2.4 mld euro me ‘call center’, Berisha: Rama takoi në Dubai Amant Josifin

Berisha thotë se kryeministri Edi Rama gjatë takimit vizitës së tij në Dubai ka takuar Amant Josifin.

15 Shkurt 2023, 13:43 Nga A.B
Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim 2.4 mld euro me
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kryeministri Edi Rama gjatë takimit vizitës së tij në Dubai ka takuar Amant Josifin. Ky i fundit është një ish-zyrtar i shpallur në kërkim pasi ka qenë pjesë e një skeme me Call Center përmes së cilën mashtruan qytetarë me një vlerë prej 2.4 mld euro

“Pasi u kthyer nga Dubai, ku krahas princit të kurorës takoi edhe Amant Josifin për të mos thënë edhe disa të tjerë, tanoi ka vënë që të hyjë në parlament. Kjo përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhoracës së tij. Parlamenti është kthyer në kohën e diktaturës staliniste. Vetëm në diktaturë një deputet bëhej përgjegjës për atë që fliste jashtë parlamentit”, tha Berisha.

sali berisha amant josifi

Sondazh

Poll