Politike

Meta për protestën e 3 Marsit: Çështja e vulës nuk është vetëm e PD-së, të gjithë bashkë të dalim

Po ashtu Meta ka theksuar se drejtësia e Surrelit duhet të marrë përgjigjen që meriton.  

15 Shkurt 2023, 14:10 Nga I.A
Meta për protestën e 3 Marsit: Çështja e vulës nuk
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka deklaruar se gjyqi për vulën në 3 mars nuk është vetëm çështje e PD-së por e gjithë demokracisë. Gjatë një deklarate për mediat, Meta ka theksuar se ata do të solidarizohen me PD-së dhe do të dalin të gjithë bashkë në protestë. Po ashtu Meta ka theksuar se drejtësia e Surrelit duhet të marrë përgjigjen që meriton.  

"Çështja e PD nuk është çështje e demokratëve, është e vetë demokracisë, e pluralizmit. Është çështje e shpartallimit të grushtit të shtetit, proces i nisur shumë herët, përmes Rama-forma, drejtësia e Surrelit që urdhëron kancelarin e gjykatës që të mos regjistrojë vendimin e gjykatësit në regjistër. Kjo është drejtësia e Surrelit. Shqiptarët në 3 mars duhet të japin një mesazh të qartë të gjithë gjykatësve, prokurorëve të mos bëhen bedela të Ramës dhe McGonigal-ëve. Ndaj në 3 mars jemi në solidaritet të plotë me PD, demokratët anembanë e të sigurt që në 3 mars janë në solidarët dhe socialistët me këmbë në tokë që duan normalitet dhe kërkojnë llogaridhënie. Ky korrupsion pa asnjë diskutim ka goditur gjithë shoqërinë në gjithë segmentet e saj, ka rritur varfërinë”, tha Meta.

ilir meta

Sondazh

Poll