'I kam shërbyer vendit me besnikëri'/ Koka flet në gjyq: Si merrni për bazë një të çmendur si Kryemadhi?
Lefter Koka TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjy...
Berisha deklaroi se çdo betejë ka rëndësinë e vet, ndaj ftoi qytetarët që t'i bashkohen nesër në protestë.
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaron se nesër është ditë beteje. Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD-së, Berisha u shpreh se kryeministri Edi Rama po kërkon që të përgjysmojë demokratët pasi i ka frikë dhe tmerr. Më tej, ai shtoi se çdo betejë ka rëndësinë e vet, ndaj ftoi qytetarët që t'i bashkohen nesër në protestë.
'Nesër është betejë, ditë beteje! McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe kundër sigurisë së SHBA, meriton një ndëshkim ekzemplar. Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të pluralizmit dhe demokracisë, është largimi i tij nga pushteti. Ndaj dhe çdo ditë, çdo betejë ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata, për turpin e tyre, marrin përsipër të përjashtojnë një grup tjetër deputetësh nga parlamenti pasi Edi Rama pas një muaj do shkojë në sallën e parlamentit, por ka frikë dhe tmerr nga prania jonë, ndaj kërkon të na përgjysmojë. Kjo është e vërteta. Pasi u kthye nga Dubai, ku takoi ortakun e vëllait të vet, Amant Josifin, për të mos thënë edhe disa të tjerë, tani ka vendosur të hyjë në parlament.
Ky përbën një akt të shëmtuar të tij dhe të pseudomazhorancës së tij. Parlamenti është kthyer absolutisht në kohën e diktaturës staliniste. Vetëm në diktaturë një deputet bëhej përgjegjës për ato që fliste në parlament dhe jashtë tij. Kjo po ndodh sot në këtë parlament. Ne nuk kemi bërë gjë tjetër, vetëm kemi mbrojtur interesat e zgjedhësve tanë. Parlamenti është bërë i padurueshëm për qytetarët. Qytetarët kanë një neveri të jashtazakonshme. Prapë ne do qëndrojmë në parlament me vendosmërinë më të madhe. Ortaku, korruptori i McGonigal nuk mund të ketë vend më si kryeministër i Shqipërisë. Ai duhet të ikë!'- tha Berisha.
Lefter Koka TIRANË- Në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar gjy...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kryetari i Komisionit të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nuk ka pasur asnjë denoncim për aplikaci...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor Ilirjan Celibashi është shprehur se Partia Demokratike do të marrë fo...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se nuk di të përcaktojë paraprakis...
Stefan Lehne TIRANË- Ish-përfaqësuesi i Bashkimit Evropian në bisedimet për statusin e Kosovës, Stefan Lehne, nuk beson se pl...
Doris Pack TIRANË- Ish-eurodeputetja Doris Pack e ka kritikuar heshtjen e ambasadorëve evropianë përkundrejt deputetëve të o...
Luan Baçi TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi shprehet se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet brenda pak m...
Edi Rama DUBAI- Kryeministri Edi Rama udhëtoi drejt Dubait nga ku dha këshilla se si duhet të funksionojë bashkëpunimi i qeve...
Dritan Abazoviç dhe Edi Rama PODGORICË- Më 27 shkurt do të mbahet takimi i dytë i qeverisë së Shqipërisë dh...
Edi Rama Në përshkrimin e Aktiv1st thuhet se ai është një aplikacion “komuniteti virtual”, “për të gji...