Politike

Skandali 'McGonigal'/ Luan Baçi bën parashikimin: Rama rrëzohet brenda pak muajsh

Luan Baçi tha se po të mos ishte zvarritur çështja e PD në Gjykatën e Apelit dhe sjellja e mazhorancës në Parlament ndaj opozitës, Rama do t'i kishte ditët të numëruara sot. 

14 Shkurt 2023, 23:36 Nga k.m.
Skandali 'McGonigal'/ Luan Baçi bën parashikimin: Rama
Luan Baçi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi shprehet se kryeministri Edi Rama do të rrëzohet brenda pak muajsh. I ftuar sot në emisionin 'A Show', demokrati Baçi tha se po të mos ishte zvarritur çështja e PD në Gjykatën e Apelit dhe sjellja e mazhorancës në Parlament ndaj opozitës, Rama do t'i kishte ditët të numëruara sot. 

"Brenda pak muajsh, jam shumë i sigurt, Rama rrëzohet, nëse PD nuk do të ketë problemin e mosnjohjes që i bën Parlamenti PD-së që është e vërtetë, strukturave të vërteta të PD. Shohim një sulm të madh që po bëhet. Alibeaj kishte çuar menjëherë në KQZ, se do të marrë fondet e partisë, të regjistrojë komisionerët, qëe nuk ka as komisionerë, por i gjen duke qëmtuar në çdo bashki të vendit njerëz nga më të ndryshëm, duke iu premtuar shumë gjëra, për të qenë si komisionerë. Nëse PD nuk do të kishte problemin e bllokimit që i është bërë nga Gjykata e Apelit me një ankimim të paligjshëm të bërë nga Alibeaj, ne sot do të ishim vërtetë rrezik serioz, Rama me muaj do të binte dhe vendi do të futej në zgjedhje të parakohshme,"- u shpreh deputeti demokrat. 

luan baci

Sondazh

Poll