Politike

Skandali i Charles McGonigal/ Doris Pack: Pse nuk reagojnë ambasadorët për përjashtimin e deputetëve të PD?

Doris Pack shkruan se deri më tani asnjë ambasador nuk ka reaguar, edhe pse sipas saj, kryeministri Edi Rama nuk i përgjigjet pyetjeve të opozitës për çështjen e Charles McGonigal.

14 Shkurt 2023, 23:53 Nga k.m.
Skandali i Charles McGonigal/ Doris Pack: Pse nuk reagojnë ambasadorët
Doris Pack

TIRANË- Ish-eurodeputetja Doris Pack e ka kritikuar heshtjen e ambasadorëve evropianë përkundrejt deputetëve të opozitës. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Doris Pack shkruan se deri më tani asnjë ambasador nuk ka reaguar, edhe pse sipas saj, kryeministri Edi Rama nuk i përgjigjet pyetjeve të opozitës për çështjen e Charles McGonigal.

Skandali i Charles McGonigal/ Doris Pack: Pse nuk reagojnë ambasadorët

"Maxhoranca socialiste në Parlament ka përjashtuar 18 deputetë të opozitës për 10 ditë nga seancat plenare. Asnje ambasador, as BE, as OSBE nuk ka reaguar. PD ka kërkuar debat + përgjigje për përfshirjen e mundshme të Kryeministrit Rama në një aferë korrupsioni mr nje agjent të FBI në SHBA,"-shkruan Doris Pack.

Deri më tani, opozita ka paralajmëruar se do vijojë protestat e saj përpara parlamentit dhe brenda sallës plenare, derisa kryeministri Edi Rama të marrë pjesë në një seancë plenare dhe t'u përgjigjet në një interpelancë.

doris pack

Sondazh

Poll