Bota

Vuçiç dekoron Grenell-in me “Urdhrin e Flamurit Serb”

Vuçiç tha se kishte marrë personalisht vendimin, pasi sipas tij, Grenell kishte qenë  një nga të paktët me qasje të balancuar.

15 Shkurt 2023, 11:19 Nga F.M
Vuçiç dekoron Grenell-in me “Urdhrin e Flamurit Serb”
Richard Grenell dhe Aleksandër Vuçiç

SERBI- Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka nënshkruar një dekret në bazë të të cilit, me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, do të dekorojë ish-të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Richard Grenell.

Ai do ta dekorojë me “Urdhrin e Flamurit Serb”. Vuçiç tha se kishte marrë personalisht vendimin, pasi sipas tij, Grenell kishte qenë  një nga të paktët me qasje të balancuar.

“Ai u përpoq të dëgjonte palën serbe dhe loboi që zëri i Serbisë të dëgjohej,"- mësohet të ketë thënë Vuçiç, shkruan Novosti.

Grenell ishte angazhuar në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në kohën kur Albin Kurti ishte kryeministër me qeverinë e tij të parë.

richard grenell aleksander vucic

Sondazh

Poll