Bota

VIDEO/ Pas përmbytjeve dhe ciklonit Gabrielle, Zelanda e RE goditet nga tërmeti

GeoNet tha se tërmeti goditi në orën 19:38 të së mërkurës 50 km në veri-perëndim të Paraparaumu në një thellësi prej 48 km. 

15 Shkurt 2023, 10:06 Nga I.A
VIDEO/ Pas përmbytjeve dhe ciklonit Gabrielle, Zelanda e RE goditet nga
Termeti

ZELANDA E RE- Dhjetëra mijëra qytetarë në Zelandën e Re janë tronditur nga një tërmet me magnitudë 6.1 që goditi afër Wellington të mërkurën në mbrëmje. GeoNet tha se tërmeti goditi në orën 19:38 të së mërkurës 50 km në veri-perëndim të Paraparaumu në një thellësi prej 48 km. Meqenëse tërmeti ishte relativisht i cekët, do të thoshte se u ndje më gjerësisht dhe më fuqishëm.

Lëkundjet janë klasifikuar si "të forta" me mbi 61,000 raporte të njerëzve që ndjejnë lëkundjet që shtrihen në të gjithë vendin. Një tërmet i dytë u raportua në orën 20:00 të së mërkurës pranë Taupō. Geonet tha se tërmeti me magnitudë 4 u gjet 45 km në jug-perëndim të Taumarunui, në një thellësi prej 78 km.

Por tërmeti nuk i vetmi që ka goditur Zelandën e Re në ditët e fundit, pasi banorët janë përballur me përmbytje të shumtat dhe me ciklone. Nga cikloni Gabrielle në Zelandën e Re kanë vdekur të paktën 3 persona, ndërkohë që qindra janë plagosur. 

termet ne zelanden e re

Sondazh

Poll