Bota

“Do të vdes, tavani është sipër meje”,del videoja e 17-vjeçarit nën rrënoja, u shpëtua më pas

Taha Erdem nga Adiyaman mbeti nën rrënojat e banesës, e cila u bë varri i 47 personave në Yeni Sanayi Mahallesi.

15 Shkurt 2023, 10:40 Nga I.A
“Do të vdes, tavani është sipër meje”,del
Taha Erdem

TURQI- Një i ri në Turqi, i cili mbeti nën rrënoja pas tërmetit 7.7 ballësh me qendër në Kahramanmaraş të Turqisë, ka inçizuar një video nën rrënoja. Taha Erdem nga Adiyaman mbeti nën rrënojat e banesës, e cila u bë varri i 47 personave në Yeni Sanayi Mahallesi.

17-vjeçari, i cili u zgjua gjatë tërmetit dhe i ra të fikët duke përplasur derën duke u përpjekur të ikte, më vonë u zgjua me britmat e njerëzve në ndërtesë. Kur u zgjua, kuptoi se kishte mbi vete një grumbull rrënojash. Nxënësi i klasës së 11-të, i cili ngeci dhe nuk mund të lëvizte, ka xhiruar një video të cilën e ka konsideruar si ‘videoja ime e fundit’ pasi mendonte se nuk do të mund ta shpëtonte.

“Do të vdes, tavani është sipër meje tani. Ka gjëra për të cilat pendohem shumë; Allahu m’i faltë të gjitha mëkatet,” shprehet ai.

Dy tërmete shkatërruese goditën të hënën pjesë të Turqisë dhe Sirisë. Tërmeti kryesor u pasua nga dhjetëra pasgoditje. Sipas informacioneve të fundit, më shumë se 41,000 njerëz kanë vdekur dhe shifra pritet të vazhdojë të rritet. Fillimisht jugu i Turqisë u godit nga një tërmet me magnitudë 7.8 gradë të shkallës Rihter dhe u ndje në disa vende të rajonit dhe përveç njerëzve në Turqi, viktimat më të shumta ishin në Sirinë fqinje.

taha erdem termet ne turqi

Sondazh

Poll