Bota

E rëndë në Angli/ Dy 15-vjeçarë vrasin bashkëmoshataren e tyre transgjinore, Policia: Është krim urejtje

Policia e Cheshire tha të mërkurën se një vajzë 15-vjeçare nga Warrington dhe një djalë 15-vjeçar nga Leigh janë akuzuar për vrasjen e saj.

15 Shkurt 2023, 11:02 Nga I.A
E rëndë në Angli/ Dy 15-vjeçarë vrasin
Brianna Ghey

ANGLI- Dy 15-vjeçarë janë akuzuar për vrasjen e adoleshentes transgjinore Brianna Ghey. Brianna, u gjet e vrarë me thikë në një park Warrington të shtunën pasdite. Policia po heton këtë ngjarje si një krim të mundshëm urrejtjeje.

Policia e Cheshire tha të mërkurën se një vajzë 15-vjeçare nga Warrington dhe një djalë 15-vjeçar nga Leigh janë akuzuar për vrasjen e saj.

“Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës kujton të gjithë të interesuarit se procedimet penale kundër të dy 15-vjeçarëve janë tashmë aktive dhe se ata kanë të drejtën për një gjykim të drejtë. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të mos ketë raportime, komente apo shkëmbime të informacionit në internet që mund të paragjykojë në çfarëdo mënyre këto procedura,” thuhet në njoftim.

Adoleshentët ndodhen në paraburgim që nga arrestimi i tyre të hënën. Detektivët i kanë kërkuar publikut që të shmangin spekulimet në internet dhe të jenë të kujdesshëm ndaj ndarjes së dezinformatave në lidhje me këtë rast.

Vigjiljet u mbajtën në qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar të martën mbrëma në kujtim të adoleshentes, e cila u përshkrua nga familja e saj si e fortë, e patrembur, e veçantë. Në Liverpool, një turmë prej të paktën 300 personash u mblodhën në heshtje për të bërë nderimet e tyre. Vigjilja u organizua nga miqtë e Brianna-s për anëtarët dhe aleatët e komunitetit transgjinorë në Liverpool për të treguar mbështetje dhe solidaritet. Krahas posterave të Brianna-s, njerëzit mbanin flamuj të LGBTQ+.

brianna ghey

Sondazh

Poll