Aktualitet

Zjarri me 1 viktimë në Shkodër, Drejtori i Spitalit u përgjigjet fqinjëve: Ambulanca shkoi 7 minuta pasi mori njoftimin

Hallunaj thotë se çdo gjë mund të verifikohet, por shton gjithashtu se në çdo rast të tillë, mirë është që qytetarët ta telefonojnë vetë ambulancën. 

15 Shkurt 2023, 09:46 Nga F.M
Zjarri me 1 viktimë në Shkodër, Drejtori i Spitalit u
Drejtori i spitalit rajonal të Shkodrës Senad Hallunaj

TIRANË- Senad Hallunaj, drejtori i spitalit Rajonal të Shkodrës u është përgjigjur fqinjëve të çiftit Nasufi, të cilët pretenduan se mbulanca ka shkuar me shumë vinesë në vendngjarje, gjë që sipas yre solli vdekjen e 60-vjeçarit, Në nj prononcim për medait, Hallunaj ka shpjeguar protokollin që ndiqet. Ai thotë se është lajmëruar nga zjarrfikësja për ngjarjen dhe se kanë shkuar në vendin e ngjarjes, vetëm 7 minuta pasi janë telefonuar. Hallunaj thotë se çdo gjë mund të verifikohet, por shton gjithashtu se në çdo rast të tillë, mirë është që qytetarët ta telefonojnë vetë ambulancën. 

Pjesë nga prononcimi: 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:45, njoftimi ka qenë në orën 22:46. Zjarrfikëset kanë lajmëruar urgjencën. Rreth 7 minuta nga njoftimi që ka marrë nga zjarrfikësja, ambulanca ka mbërritur për 7 minuta. Heronjtë e zjarrfikësve kanë qenë duke kryer detyrën, ndërhyrja nga ana mjekësore ka qenë e pamundur. Duke pas parasysh mundësinë e një ngjarje më të madhe, një ambulancë s’do kishte pas kapacitetin për ta përballuar është nis dhe ambulanca e dytë në orën 22:56. Ambulanca  e parë ka bërë transportimin e menjëhershme të zonjës. Pastaj ka mbërrit ambulanca e dytë e cila ka qenë rreth 1 orë në vendngjarje derisa ka dalë fatkeqësisht i shkrumbuar trupi i të ndjerit. Në gatishmëri ka qenë edhe një ambulancë e tretë për çdo mundësi. Sipas protokolleve 5-10 minuta është koha minimale për të mbërritur ambulanca. Në raste të tilla u bëj thirrje qytetarëve që të njoftojnë 127, sepse është Urgjenca Kombëtare që koordinon të gjitha ambulancat, në mënyrë që shpejtësia e ambulancave të jetë e menjëhershme dhe efektive.

Kapllan Nasufi, 60 vjeç, ka ndërruar jetë pasi është asfiksua në bannesën e tij që është përfshirë nga flakët. Ndërsa bashkëshortja e 60-vjeçarit, Naslie Nasufi, 59 vjeç, ka përuar djegie të shumta dhe është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për të marrë ndihmë mjekësore. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së kaluar në Shkodër. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve nga ana e zjarrfikëses.

senad hallunaj zjarr ne shkoder kapllan nasufi naslie nasufi

Sondazh

Poll