Aktualitet

Zjarri në Shkodër i mori jetën 60-vjeçarit, fqinjët: Ishte pastrues rrugësh, jetonin me vështirësi. E shoqja është djegur komplet!

59-vjeçarja është dërguar tek Trauma.

15 Shkurt 2023, 07:33 Nga F.M
Zjarri në Shkodër i mori jetën 60-vjeçarit, fqinjët:
Fqinja e çiftit Nasufi në Shkodër

SHKODËR- Fqinjët e çiftit Nasufi që u bllokuan në banesën e tyre që u përfshi nga flakët, thonë se 60-vjeçari mund të kishte mbijetuar nëse ambulance nuk do të ishte vonuar. Në prononcimin për Report TV, ata shprehen se gruaja e 60-vjeçarit Kapllan Nasufi, që u asfiksua e ndërroi jetë një natë më parë, Naslie Nasufi, ka pësuar djegie të mëdha.

“Këtu ndodhi zjarri. Kanë ardhur njerëzit për pune, e ka pa flakën. Gruaja ka dalë e djegur e kanë çuar në spital. Kapllani ka vdek brenda. S’e dimë si ka ardhur flaka, jemi zgjuar prej gjumi. Kushtet i kanë pas të këqija. Ambulanca ka ardhur me vonesë, policia ka ardhur më shpejt. Zjarrfikëset kanë ardhur me gjithë policinë. E dëgjova zhurmën, kur dola jashtë pashë flakën e madhe. Katastrofë. Nusja ishte djeg komplet, prit ambulancën. Ka ardhur vonë. Vetëm policia ka ardh shpejt, ambulanca e zjarrfikësja ka ardhur me vonesë. Ajo është shumë keq. Është djeg krejt,”- thonë fqinjët.

“Ka dy djem të martuar. E shoqja nuk punonte. Ai punonte pastrues rrugësh,”- tha një fqinjë.

zjarr ne shkoder kapllan nasufi

Sondazh

Poll