Aktualitet

Adriatik Llalla fitoi azil politik në Itali/ Avokati: Gjykata shqiptare kërkonte burg, Apeli i Romës e konsideroi diskriminim

Sokol Hazizaj deklaroi se organet e drejtësisë italiane kanë identifikuar dy momente kryesore ku sipas tyre dënimi i gjykatës shqiptare ka qenë më i madh se duhet, por shtoi se i kanë njohur edhe diskriminimin politik. 

14 Shkurt 2023, 23:46 Nga k.m.
Adriatik Llalla fitoi azil politik në Itali/ Avokati: Gjykata shqiptare
Sokol Hazizaj

TIRANË- Sokol Hazizaj, avokati i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla ka folur në lidhje me përfitimin e azilit politik nga klienti i tij në Itali. Në një lidhje "Skype" për emisionin "Open", Hazizaj deklaroi se organet e drejtësisë italiane kanë identifikuar dy momente kryesore ku sipas tyre dënimi i gjykatës shqiptare ka qenë më i madh se duhet, por shtoi se i kanë njohur edhe diskriminimin politik. 

PJESË NGA BISEDA:

Hazizaj: Organet e drejtësisë italiane me shumë thjeshtësi kanë identifikuar dy momente. Momenti i parë është ai  i gjykimit të Llallës në Shqipëri. Është treguar se dënimi ka qenë më i madh se sa duhet. Së dyti kemi bërë kërkesë në gjykatën e lartë për pezullimin e vendimit kur nga gjykata e Romës ishte pranuar kërkesa e tij për qëndrimin në shtëpi. Shqipëria nuk e pranoi këtë dhe kërkoi burgimin për Llallën. Ndonëse në gjendje shëndetësore të keqe dhe këtu është kërkuar burgimi i tij, referuar konventës së Gjenevës, kushtetues dhe kodit penal italian, gjykata e Apelit në Romë mbajti qëndrim pozitiv duke i dhënë azilin politik Llallës që është qershia mbi tortë mos ekstradimi i tij në Shqipëri.

Lala: Çfarë nënkupton me diskriminim gjykata italiane?

Hazizaj: Ne dërguam vendimet gjyqësore pranë drejtësisë italiane dhe 2 prej tyre u kanë bërë përshtypje si diskriminim. Së pari marzhi i rëndë për një vepër penale, ata konstatuan se këto organe kërkonin burg për një njeri që kreu një vepër penale që parashikon dënimin me gjobë.

Lala: A ka ngritur Llalla pretendime për shkaqe politike, pra lidhje me politikën dhe ndikimin e saj te prokurorët?

Hazizaj: Mënyra e trajtimit të ish-funksionarëve të lartë nga drejtësia në mënyrë të njëanshme brenda së cilës është dhe arsyetimi i gjykatave shqiptare dhe mënyra se si ndalon një shtetas në atë mënyrë ka një background politik për të mbajtur në burg një njeri të tillë. Ky është vendimi në mënyrë aproksimative i gjykatës së Apelit në Itali. Arsyetimi i gjykatës nuk referon te politika por konstaton në mënyrë indirekte se në raport me konventën e Gjenevës i jep sfond politik

sokol hazizaj

Sondazh

Poll