Aktualitet

Tritoli dhe granatat në Vlorë, Policia: Lënda plasëse u gjet në një godinë të braktisur

Por pas indicjes së policisë ky person e ka braktisur lëndën plasëse në një godinë të braktisur.

15 Shkurt 2023, 08:41 Nga I.A
Tritoli dhe granatat në Vlorë, Policia: Lënda plasëse u gjet
Lenda plasese

VLORË- 30 kallëpe tritol si dhe 4 granata dore janë gjetur mbrëmjen e kaluar në Vlorë. Mësohet se me këto lëndë plasëse lëvizte një person ende i paidentifikuar në lagjen 'Isa Boletini'. Por pas indicjes së policisë ky person e ka braktisur lëndën plasëse në një godinë të braktisur. Gjithsej u sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore si dhe 2 ndezës grantash. Po punohet për identifikimin dhe arrestimit e personit që posedonte lëndën plasëse. 

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Kontrolle intensive në terren, sekuestrohen 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granata dore dhe 2 ndezës granatash. Punohet intensivisht për kapjen e shtetasit që fshehu çantën me lëndën eksplozive dhe granatat, me qëllim shmagien e kontrollit të Policisë. Në kuadër të kontrollit të territorit, rritjes së efektivitetit të punës së strukturave dhe inteligjencës policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë vijuar me kontrollet e imtësishme në territor, në qytetin e Vlorës, veçanërisht në zonat me risk. Pas informacionit të siguruar përmes inteligjencës policore, për një shtetas që lëvizte në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, dhe mbante një çantë brenda së cilës dyshohej se kishte sende të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, bazuar fillimisht në informacione sipas të cilave dyshohej për lëndë narkotike, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bllokuar hyrje-daljet e lagjes dhe kanë vijuar kontrollin e imtësishëm, për të lokalizuar personin e dyshuar.

Gjatë kontrollit në një banesë të braktisur, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 30 kallëpe me lëndë plasëse tritol, 4 granta dore dhe 2 ndezës grantash, që dyshohet se i kishte braktisur si rezultat i presionit të policisë, personi që lëvizte me çantë në këtë lagje. Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, strukturat hetimore të DVP Vlorë dhe ato të Komisariatit të Policisë Vlorë vijojnë punën intensive për kapjen e poseduesit/ve të lëndës plasëse dhe zbardhjen e plotë të këtij rasti. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

tritol ne vlore

Sondazh

Poll