Aktualitet

60-vjeçari vdiq brenda shtëpisë që u shkrumbua nga flakët, gruaja e tij niset me urgjencë drejt Traumës

Fatkeqësisht 60-vjeçari ndërroi jetë dhe u nxorr i shkrumbuar nga flakë

15 Shkurt 2023, 07:22 Nga F.M
60-vjeçari vdiq brenda shtëpisë që u shkrumbua nga
Zjarri në Shkodër

SHKODËR- Nasflie Nasufi, 59 vjeçe është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës pasi ka pësuar djegie të shumta në trup. Mësohet se gruaja ka marrë plagë pasi shtëpia ku jetonte me bashkëshortin, Kapllan Nasufi, mori flakë një natë më parë. Fatkeqësisht 60-vjeçari ndërroi jetë dhe u nxorr i shkrumbuar nga flakët. 

Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesnatës së kaluar në Shkodër. Ende nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa është bërë e mundur shuarja e flakëve nga ana e zjarrfikëses. Një nga fqinjët e çiftit është shprehur se 60-vjeçari mund edhe të kishte mbijetuar, oir ambulanca, sipas tij është vonuar shumë për të shkuar në vendngjarje.

kapllan nasufi zjarr ne shkoder naslie nasufi

Sondazh

Poll