Bota

Heusgen: Asociacioni i komunave Serbe duhet zbatuar

Christoph Heusgen, tha për DW shpreson që të ketë afrim mes Kosovës dhe Serbisë në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih

15 Shkurt 2023, 08:50 Nga I.A

Heusgen: Asociacioni i komunave Serbe duhet zbatuar

GJERMANI- Arritja e një kompromisi mes Kosovës dhe Serbisë është imediate dhe e nevojshme, tha Christoph Heusgen, presidenti i Konferencës së Mynihut në një intervistë për DW në Berlin. Heusgen konkretizoi se tani duhet zbatuar marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe.

Dhe ai tha se në Konferencën e Mynihut shpreson që të ketë përparime në këtë drejtim, pasi gjetja e një zgjidhjeje është mëse e nevojshme, nisur nga rreziqet e tjera që kemi përpara.

"Është më urgjent se kurrë që të gjejmë një zgjidhje", tha ai. "Ne shpresojmë tani në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ku kemi përfaqësues të Kosovës, ku kemi përfaqësues të Serbisë, ku kemi përfaqësues edhe të vendeve që po ndihmojnë për këtë konflikt, që të bëjmë progres. Unë besoj se çfarë ka rëndësi tani është që të zbatojmë me kujdes marrëveshjet e Brukselit, që janë bërë në të kaluarën. Sipas mendimit tim, është veçanërisht i rëndësishëm realizimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë", tha Heusgen.

Marrë nga DW

christoph heusgen asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll