Bota

SHBA-ve një "vrimë në ujë" u kushtoi... 400 mijë dollarë

Të dielën e kaluar, amerikanëve u duheshin dy raketa për të arritur objektivin...

14 Shkurt 2023, 22:59 Nga k.m.
SHBA-ve një "vrimë në ujë" u kushtoi... 400
John Kirby

SHBA- Forca ajrore më e fuqishme në botë u vu në gatishmëri me urdhër të Presidentit Joe Biden për të rrëzuar tre objekte fluturuese të paidentifikuara. Megjithatë, pas rrëzimit të një balone më 4 shkurt për të cilin amerikanët thanë se ishte spiun kinez, autoritetet nuk donin ta rrezikonin.

Tre herë, duke pasur parasysh se siguria e aviacionit ishte në rrezik, ata dërguan avionë luftarakë. Të premten dhe të shtunën ata zgjodhën një F-22 - një nga më të avancuarit në forcat ajrore - ndërsa të dielën ata preferuan një F-16 më pak të avancuar. Të premten dhe të shtunën, përkatësisht në Alaskë dhe provincën kanadeze të Yukon, operacioni u kurorëzua me sukses pasi sipas Pentagonit, raketat goditën objektivin.

Por të dielën, këtë herë mbi liqenin Huron në SHBA, avioni humbi goditjen e parë. U desh një raketë e dytë për të shkatërruar "objektin".

“Ne e dimë se raketa e parë, të dielën, humbi objektivin e saj dhe u informuam se ajo ra në liqen,”- tha sot John Kirby, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë.

Për një ... vrimë në ujë, fatura është e kriput. Forcat Ajrore të SHBA-së përdorën raketa AIM-9X Sideëinder për këto operacione. Secila kushton rreth 400,000 dollarë. Administrata e presidentit Joe Biden ka thënë tashmë se do të presë analizën e mbeturinave për të përcaktuar saktësisht llojin, origjinën dhe funksionin e "objekteve" të rrëzuara.

Në këtë rast, Uashingtoni ka vetëm një siguri: sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë Karin Jean-Pierre, nuk ka asnjë provë për alienët apo aktivitet jashtëtokësor.

shba joe biden

Sondazh

Poll