Bota

Masakra në Universitetin e Miçiganit, publikohen fotot e tre studentëve që mbetën të vrarë

Në ngjarje mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë.

15 Shkurt 2023, 08:12 Nga F.M
Masakra në Universitetin e Miçiganit, publikohen fotot e tre
Alexandria Verner, Brian Fraser dhe Arielle Anderson

SHBA- Mediat ndërkombëtare kanë publikuar fotot e tre studentëve që mbetën të vrarë në masakrën që ndodhi një ditë më parë në Universitetin e Miçiganit. Alexandria Verner, Brian Fraser dhe Arielle Anderson mbetën të vrarë kur një person hapi zjarr në drejtim të shkollës.

Në ngjarje mbetën të plagosur edhe pesë persona të tjerë.

Alexandria Verner ishte e sjellshme, pozitive dhe “gjithçka që do të dëshironit të ishte vajza apo shoqja juaj”, tha një mik i familjes.

“Mirësjellja e saj shfaqej çdo sekondë kur ishe pranë saj”, tha për CNN, mbikëqyrësi i shkollave publike Claëson, Billy Shellenbarger. 

Pesë studentë të tjerë që mbetën të plagosur ndodhen në spital në gjendje kritike. Autori i ngjarjes u vetëvra. 

masaker ne micigan alexandria verner brian fraser arielle anderson

Sondazh

Poll