Bota

Studentët marshojnë kundër Asociacionit në Kosovë: Pavarësisht bindjeve politike të gjithë duhet t’i themi jo

Marshi do të nisë nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, ndërsa theksojnë se marshin do të jetë gjithëpopullor kundër themelimit të Asociacionit.

15 Shkurt 2023, 08:30 Nga I.A
Studentët marshojnë kundër Asociacionit në Kosovë:
Protesta

KOSOVË- Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot organizon marsh kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Marshi do të nisë nga ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani” në ora 16:00, ndërsa theksojnë se marshin do të jetë gjithëpopullor kundër themelimit të Asociacionit.

“Parlamenti Studentor përmes email-it ka ftuar menaxhmentin e Universitetit të Prishtinës, Senatin e Universitetit, parlamentet studentore të universiteteve publike, organizatat studentore, Organizatën e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, partitë politike përfshirë edhe ato të komuniteteve joshumicë, komunat e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet joformale për t’ju bashkuar marshit kundër asociacionit të komunave me shumicë serbe që do të organizohet më 15 shkurt, me fillim nga ora 16:00, para Bibliotekës Kombëtare. Asociacioni një etnik është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, prandaj pavarësisht bindjeve politike të gjithë duhet të jemi bashkë kundër tij”, thuhet në njoftim.

Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e BE-së, ka nisur më 2011, por vetëm disa prej 33 marrëveshjeve të arritura janë zbatuar deri më tani. Tani, plani evropian – apo siç njihet edhe si propozimi franko-gjerman – nuk është bërë publik. Por SHBA-ja ka rritur presionin ndaj Prishtinës që të zbatojë marrëveshjet e arritura për Asociacionin më 2013 dhe 2015. Gjykata Kushtetuese e Kosovës më 2015 tha se disa pika të marrëveshjes nuk ishin në harmoni me Kushtetutën, por që mund të harmonizohen.

Kurti tha se themelimi i Asociacionit nuk është prioriteti i tij, por javën e kaluar ai shpalosi disa kushte për të, përfshirë edhe që Asociacioni të jetë pjesë e një marrëveshjeje për normalizimin e raporteve dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Autoritetet në Kosovë kanë shprehur frikën se Asociacioni i Komunave serbe në Veri do të minonte shtetësinë e Kosovës. 

asosacioni i komunave me shumice serbe

Sondazh

Poll