Bota

Tërmet në Turqi; Në “oborrin” e Erdoganit qarkullojnë skenarë për shtyrje të zgjedhjeve presidenciale

Ndonëse zyrtarisht nuk është folur për shtyrje të datës së zgjedhjeve, të cilat janë pikërisht tre muaj nga sot, deklaratat po shtohen.

14 Shkurt 2023, 22:40 Nga k.m.
Tërmet në Turqi; Në “oborrin” e Erdoganit
Recep Tajip Erdogan

ANKARA- Turqia nuk mund të shkojë në zgjedhjet presidenciale të 14 majit me plagën e tërmetit shkatërrues në jugperëndim ende të hapur. Kjo është narrativa e promovuar nga zyrtarët e qeverisë ditët e fundit. Ndonëse zyrtarisht nuk është folur për shtyrje të datës së zgjedhjeve, të cilat janë pikërisht tre muaj nga sot, deklaratat po shtohen.

"Vallj"a u hap nga përfaqësuesi i shtypit i AKP-së në pushtet, Omer Celik, i cili iu përgjigj një pyetjeje të Anadolu-t se “për momentin po luftojmë për të shpëtuar jetë nga rrënojat. Ne e konsiderojmë gabim të madh të flasim për zgjedhjet."

Ai i bëri edhe më të qarta qëllimet e zyrtarit të AKP-së kur i tha Reuters: Imagjinoni sikur të shkojmë në Hatay dhe qytete të tjera dhe të ngremë qendra votimi? A është e mundur kjo? Vendi është në gjendje të jashtëzakonshme. Duhet të ketë një shtyrje.

Ai vetë duket se e favorizon nëntorin si periudhën më të përshtatshme për mbajtjen e zgjedhjeve “që populli të shërojë plagët”.

Bulent Aris i AKP-së kërkoi gjithashtu një shtyrje (pa sugjeruar një datë) në mënyrë që shteti të fokusohej në trajtimin e fatkeqësisë. Ai sugjeroi gjithashtu që të ketë një ndryshim në Kushtetutë për mundësinë e shtyrjes për shkak të tërmetit. Megjithatë, askush nuk mund të injorojë mundësinë e shtyrjes si një përllogaritje cinike nga Tayyip Erdogan për të blerë kohë dhe për të siguruar fitoren në ndeshjen e radhës politike. 

Opozita duhej të shpallte këto ditë emrin e kandidatit të saj kundër Erdoganit, por tërmeti ndryshoi tërësisht prioritetet. Megjithatë për skenarët e shtyrjes deklarojnë kategorikisht të kundërtën. Presidenti i CHP-së, Kemal Kilicdaroglu, theksoi se: Nuk u japim asnjë ditë të vetme më shumë në psuhtet. Mos kini frikë nga zgjedhjet. Ose më mirë kini frikë, zgjedhjet do të bëhen në kohë! 

recep tajip erdogan

Sondazh

Poll