Bota

Sot do ishte ditëlindja e Elvis Presley-t, shitet avioni privat i Mbretit të "Rock and Roll-it"

Sipas People, avioni është një Lockheed 1329 Jetstar i vitit 1962 që është ruajtur në Qendrën Ndërkombëtare Ajrore Roswell në New Mexico për gati 4 dekada. Avioni u shit për 260,000 dollarë për një ofertues anonim.

14 Shkurt 2023, 22:20 Nga k.m.
Sot do ishte ditëlindja e Elvis Presley-t, shitet avioni privat i Mbretit
Elvis dhe Priscilla Presley

SHBA- Sot do të ishte ditëlindja e tij e 88-të po të kishte jetuar, por sot Elvis Presley-t iu shit një nga avionët e tij privat. Një nga tre avionët privatë në pronësi të mbretit të Rock and Roll-it, Elvis Presley, u shit sot në ankand.

Sot do ishte ditëlindja e Elvis Presley-t, shitet avioni privat i Mbretit
Avioni i Elvis Presley

Sipas People, avioni është një Lockheed 1329 Jetstar i vitit 1962 që është ruajtur në Qendrën Ndërkombëtare Ajrore Roswell në New Mexico për gati 4 dekada. Avioni u shit për 260,000 dollarë për një ofertues anonim.

Priscilla Presley, e cila ishte e pranishme në ankandin e Mecum Auctions në Kissimmee, Florida, foli për dashurinë e Elvisit për makinat dhe aeroplanët. Avioni që ka kapacitet për 9 pasagjerë është zbukuruar me detaje prej druri, kadifeje të kuqe dhe ari edhe në dritare. 

priscilla presley elvis presley

Sondazh

Poll