Bota

Krijohet prototipi i pilulës kontraceptive mashkullore, ndalon 'notin' e spermës

Testet tek minjtë treguan se pilula e mban spermën të trullosur për të paktën disa orë - mjaftueshëm për t'i ndaluar ata të arrijnë vezën.

14 Shkurt 2023, 22:11 Nga k.m.
Krijohet prototipi i pilulës kontraceptive mashkullore, ndalon
Foto ilustruese

SHBA- Krijohet një pilulë kontraceptive për meshkujt. BBC raporton se shkencëtarët që kanë gjetur një rrugë qelizore, që ndalon spermën të mos jetë në gjendje të notojë. Testet tek minjtë treguan se pilula e mban spermën të trullosur për të paktën disa orë - mjaftueshëm për t'i ndaluar ata të arrijnë vezën.

Ideja është që përdoruesit mund të nxjerrin një pilulë, e cila pihet një orë para seksit.

Si funksionon?

Ndryshe nga pilula kontraceptive femërore, kjo nuk ka asnjë hormon në përbërje. Në studimin e hershëm te minjtë, i financuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit i SHBA-së dhe i publikuar në revistën Nature Communications, një dozë e vetme e ilaçit, e quajtur TDI-11861, imobilizonte spermën para, gjatë dhe pas marrëdhënies. Efekti zgjati rreth 3 orë. Në 24 orë, dukej se ishte konsumuar plotësisht, por sërish nuk të mbron nga infeksionet seksualisht të transmetueshme. Sërish për këtë do nevojiten prezervativët./BBC

kontraceptivi per meshkujt

Sondazh

Poll