Bota

4 të arrestuar në Florida për vrasjen e presidentit të Haitit, Jovenel Moise

Ndërkohë bandat në Haiti kanë zgjeruar ndikimin e tyre që nga vrasja e presidentit. 

14 Shkurt 2023, 21:58 Nga k.m.
4 të arrestuar në Florida për vrasjen e presidentit të
Jovenel Moise

HAITI- Policia Federale Amerikane (FBI) arrestoi në Florida katër të dyshuar në lidhje me vrasjen e presidentit Haitian, Jovenel Moise në vitin 2021. Vdekja e Moise ka çuar në një vakum pushteti në vendin e Karaibeve dhe ka forcuar bandat që veprojnë si autoritete de facto në pjesën më të madhe të kryeqytetit, Port-au-Prince.

Tre nga katër të arrestuarit janë Antonio "Tony" Indriago, pronar i Njësisë së Sigurimit kundër Terrorizmit, ose CTU, Archangel Pretel Ortiz, menaxher i Akademisë Federale LLC të degës së CTU dhe Walter Veidemilla, kreu i Worldwide Capital Lending Group. Mbi ta rëndon akuza për mbështetjen e komplot për të rrëmbyer ose vrarë presidentin. I katërti, Frederic Bergman, akuzohet se kishte kontrabanduar jelekët antiplumb që do  përdoreshin nga ushtarët kolumbianë që dyshohet se ekzekutuan Moiz.

Avokati i Indriago i tha The New York Times se klienti i tij do të deklarohet i pafajshëm në gjykatë. Bandat në Haiti kanë zgjeruar ndikimin e tyre që nga vrasja e presidentit. Pjesa më e madhe e vendit nuk kontrollohet nga qeveria dhe përplasjet me policinë janë bërë rutinë. Në tetor, Kombet e Bashkuara propozuan dërgimin e një "force të veprimit të shpejtë" në Haiti për t'u marrë me dhunën që ka vrarë qindra njerëz.

jovenel moise haiti

Sondazh

Poll