Bota

Historia e dhimbshme në Siri, nëna dhe foshnja u shpëtuan dy herë në tre ditë pas tërmetit

Dima dhe Adnani u kthyen të dy në shtëpi, por tre ditë më vonë, shtëpia u shemb plotësisht. Këtë herë, Dima mori një dëmtim të rëndë të gjymtyrëve të poshtme.

14 Shkurt 2023, 20:17 Nga a.l
Historia e dhimbshme në Siri, nëna dhe foshnja u shpëtuan dy
Adnan

TURQI- Dima, një nënë e guximshme siriane dhe djali i saj i porsalindur Adnan kanë sfiduar shanset dy herë në një javë. Pasi pësoi lëndime të lehta kur shtëpia e saj u godit nga një tërmet të hënën e kaluar, ndërsa ishte shtatzënë Dima lindi Adnanin e vogël në një spital të mbështetur nga Shoqëria Mjekësore Siriane Amerikane (Sams).

Dima dhe Adnani u kthyen të dy në shtëpi, por tre ditë më vonë, shtëpia u shemb plotësisht. Këtë herë, Dima mori një dëmtim të rëndë të gjymtyrëve të poshtme. Menjëherë pasi mori trajtimin e duhur për dëmtimin e gjymtyrëve të poshtme, Dima doli nga spitali dhe filloi të jetonte në një tendë me burrin e saj, Abdul Mexhid, dhe nëntë mbesat dhe nipërit e tyre.

Megjithatë, Adnani vuante nga dehidratim i rëndë dhe verdhëzA. Sams publikoi një video që tregon Adnanin duke fjetur në një inkubator me një pikim të lidhur në kyçin e dorës. Për më tepër, të hënën, mjeku i foshnjës, Dr. Abdulkarim Hussein al-Ibrahim, raportoi përmes WhatsApp për BBC se fëmija po shkonte mirë nën trajtim.

termet ne turqi

Sondazh

Poll