Bota

Nusret shpërndan 5 mijë vakte falas në ditë për turqit pas katastrofës së tërmetit

Me kalimin e orëve dhe ditëve, ekspertët kanë paralajmëruar se gjasat për të gjetur më shumë të mbijetuar në të ftohtin e acartë po bëhen gjithnjë e më të ulëta.

14 Shkurt 2023, 20:00 Nga A.B
Nusret shpërndan 5 mijë vakte falas në ditë për turqit
Nusret

TURQI- Kuzhinieri i famshëm Salt Bae ka premtuar të sigurojë 5000 vakte çdo ditë për të ndihmuar në përgjigjen ndaj tërmetit shkatërrues në vendlindjen e tij, Turqinë. Numri i të vdekurve të tragjedisë, e cila goditi edhe fqinjët Sirinë, tani ka arritur në 35,000 njerëz, mes frikës se do të rritet edhe më tej në ditët në vijim, shkruan The Mirror.

Me kalimin e orëve dhe ditëve, ekspertët kanë paralajmëruar se gjasat për të gjetur më shumë të mbijetuar në të ftohtin e acartë po bëhen gjithnjë e më të ulëta.

Për të ndihmuar të mbijetuarit, kuzhinieri Salt Bae zbuloi në faqen e tij në Instagram se do të nisë një ndihmë ushqimore me “ushqim të pakufizuar për të gjithë”.

Ai shkroi në një postim në Instagram: “Ne filluam të shërbejmë ushqim të nxehtë për më shumë njerëz, duke synuar 5000 njerëz çdo ditë”.

Nusret shpërndan 5 mijë vakte falas në ditë për turqit

“Ne jemi më shumë se më të fortë të gjithë së bashku, të lutemi për Turqinë”

Videot e rrjeteve sociale treguan kamionët e kuzhinierit të mbushura me kuti të mëdha ushqimi dhe punëtorët që e shpërndanin atë. Edhe pse disa njerëzve u bëri përshtypje bamirësia e tij, të tjerë e akuzuan atë se ka përfituar nga tragjedia për të promovuar veten.

Burimi: Mirror

nusret salt bae

Sondazh

Poll