14 Shkurt 2023, 19:01
Nga A.B
Grafiku
Leku po fiton sërish terren në kursin e këmbimit me euron. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, ditën e martë euro u këmbye në nivelin e 115.88 lekëve, niveli më i ulët në një muaj.
Agjentët e tregut valutor shprehen se kërkesa për euro është e vakët, ndërsa oferta valutore ngelet e bollshme.
Në ditët e fundit të vitit 2022 dhe në pjesën e parë të muajit janar euro shënoi një rritje të ndjeshme ndaj lekut. Sipas agjentëve, kërkesa e përkohshme për euro mund të jetë nxitur nga rënia e kursit të saj në nivele shumë të ulëta, çka u pa nga shumë agjentë ekonomik si shans i mirë për të blerë euro për nevojat e parashikuara valutore në monedhën europiane.
Kjo tendencë mund të jetë ndikuar edhe nga përqendrimi i lartë i shpenzimeve buxhetore në javët e fundit të vitit 2022, që krijoi rritje të ofertës së lekut në tregun valutor dhe paralelisht iu dha bizneseve likuiditet të shtuar, një pjesë e të cilit mund të jetë përdorur për blerje të euros në avancë, duke parë edhe kursin e favorshëm në fund të dhjetorit.
Më datë 28 dhjetor të vitit të kaluar euro zbriti në vlerën e 112.83 lekëve, niveli më i ulët i të gjitha kohërave në kursin e këmbimit me lekun.
Ekspertët parashikuan se këto blerje në avancë do të reflektoheshin në një zbehje të kërkesës për euro gjatë tremujorit të parë të vitit 2023. Deri tani, një projeksion i tillë po konfirmohet dhe kursi i euros po ndjek një trajektore graduale rënëse gjatë gjysmës së parë të muajit shkurt.

Krahasuar me një vit më parë, kursi i këmbimit mes euros dhe lekut paraqitet në rënie me 4.4% dhe mbiçmimi monedhës vendase po vazhdon edhe në pjesën e parë të këtij viti.
Sipas ekspertëve, forcimi i lekut mund të lidhet me rritjen e flukseve hyrëse valutore në bilancin e pagesave, i mbështetur sidomos nga turizmi, eksportet e shërbimeve dhe nivelet e larta të investimeve të huaja, por edhe nga nivelet konstante të prurjeve informale të valutës në ekonomi. Vitin e kaluar, depozitat bankare në euro u rritën me 17% dhe ky është një tregues i tërthortë se prurjet valutore në ekonomi ngelen të larta.
Një tjetër faktor që teorikisht e mbështet forcimin e lekut është lëvizja në kahun shtrëngues e politikës monetare dhe rritja e shpejtë e normave të interesit gjatë vitit 2022. Ekspertët shprehen skeptikë lidhur me ndikimin e këtij faktori në tregun valutor shqiptar, megjithatë nuk përjashtohet që veçanërisht rritja e shpejtë e yield-eve vitin e kaluar mund të ketë joshur një pjesë të investitorëve t’i kthejnë kursimet nga euro në lekë, për ti investuar me kthime më të larta. /MONITOR
leku euro
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 18:58
k.m.
Paratë e sekuestruara
TIRANË- Avokati Sokol Tahiraj ka reaguar pasi 3 gjobvënësit përdorën emrin e fisit Bajri nga Shkodra. ...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 18:57
A.B
Policia greke
GREQI- Një shqiptar është arrestuar nga autoritetet greke në zonën e Agios Nikolaos, pasi dyshohet se ësht...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 18:35
k.m.
Dritan Gjika dhe Ruben Cherres
EKUADOR- Nuk ka një emër më të shpeshtë në rrethin e Rubén Cherrës se ai i Dritan...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 18:48
A.B
I moshuari
KORÇË- Mollët kanë zgjedhur t’i hedhin në kanal dhe një pjesë e fermerëve të Dvoranit ...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 18:40
A.B
Qyteti
TIRANË- Hetimet për 4 zyrtarët e arrestuar në Bashkinë Dimal kanë nisur në nëntor të 2020-ës. Shka...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 18:37
A.B
Skenderbeu
TIRANË- Busti i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu do të vendoset në dy qytetet shqiptare të Ma...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 18:26
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Gjatë 24 orëve të fundit nuk ka pasur asnjë humbje jete nga Covid-19 në Shqipëri. Ministria e Sh...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 17:38
a.l
heroina
ZVICËR- Një 26-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafik droge, u arrestua dhe u dërgua në prokurorinë e Cyri...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 17:49
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Dalin emrat e tre zyrtarëve të arrestuar në Bashkinë Dimal për shpërdorim detyre dhe korrup...
Aktualitet
14 Shkurt 2023, 17:38
A.B
SPAK
TIRANË- Arrestohen me kërkesë të SPAK 4 zyrtarë të Bashkisë Dimal. Drejtori i Zyrës së Urbanistikës ...