Aktualitet

Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, më 21 shkurt pritet vendimi për çështjen

Më datë 21, pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet sërish në SPAK.

14 Shkurt 2023, 15:03 Nga I.A
Shtyhet seanca për inceneratorin e Elbasanit, më 21 shkurt pritet
Inceneratori i Elbasanit

TIRANË- Seanca për inceneratorin e Elbasanit është shtyrë ditën e sotme. Seanca e mbajtur në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar edhe Korrupsionit, u la pa vendimarrje deri më datë 21 shkurt, ku do të mbahet seanca e radhës. Më datë 21, pritet të vendoset nëse çështja do të kalojë për gjykim apo do të kthehet sërish në SPAK.

Gkjatë seancës së sotme për 6 orë me radhë dëshmuar 10 persona mes tyre Lefter Koka dhe Alqi Bllako. Koka dhe Bllako së bashku me tetë anëtarë të komisionit të vlerësimit të ofertave, kanë deklaruar se janë të pafajshëm për këtë çështje. Gjatë seancës së sotme Koka ka deklaruar se procesi është i montuar dhe akuzat ndaj tij janë politike. Ndërsa nga ana tjetër Bllako ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë rol dhe se të gjithë koncesionin e kanë thirrur anëtarët e komisionit, të cilët sipas tij nuk kanë thyer asnjë rregullore.

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit. Deri më tani, SPAK ka sekuestruar një sërë pasurish për të incenratorin e Elbasanit, përfshirë 14 apartamente, 3 njësi tregtare dhe 8 shoqëri tregtare.

inceneratori i elbasanit lefter koka alqi bllako

Sondazh

Poll