Bota

'Janë në gjendje shoku'/ Mjekët ngrejnë alarm për të mbijetuarit nga tërmeti në Turqi dhe Siri: Vuajnë nga çrregullimi post-traumatik

Raportohet se fëmijët nga çdo zhurmë e lartë apo lëvizje e menjëhershme tremben. Madje ka raste kur tremben gjatë gjumit dhe ngrihen duke bërtitur “tërmet”.

14 Shkurt 2023, 17:05 Nga a.l
'Janë në gjendje shoku'/ Mjekët ngrejnë alarm
Pamje nga Turqia

TURQI- Të mbijetuarit nga tërmeti i fuqishëm në Turqi dhe Siri të cilët qëndruan për dhjetëra orë nën rrënoja, përpos lëndimeve fizike kanë filluar të shfaqin edhe probleme psikologjikse post-traumatike. Mjekët raportojnë se po trajtojnë një numër në rritje pacientësh që vuajnë nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe atakët e panikut.

Maorja e Ushtrisë Indiane Beena Tiwari, tha se pacientët fillimisht ishin pranuar me lëndime fizike por po shfaqen të tjera probleme që duhen trajtuar, shkruajnë mediat e huaja. 

Fillimisht pacientët që u paraqitën ishin ata që pësuan lëndime nën rrënoja. Tani po na vijnë më shumë pacientë me çrregullim të stresit post-traumatik, pas gjithë tronditjes që kanë kaluar gjatë tërmetit dhe asaj që kanë parë. Shumë pacientë po paraqiten me atakë paniku”, ka deklaruar ai.

Tiwari është pjesë e një ekipi prej 100 vetash nga India që krijuan një spital fushor për të trajtuar të mbijetuarit e tërmetit pasi një spital lokal u shkatërrua.

PTSD, sindromi i stresit post traumatik, shkaktohet nga ngjarje shumë stresuese, të frikshme ose shqetësuese dhe njerëzit me këtë gjendje mund ta rijetojnë ngjarjen traumatike përmes maktheve dhe mund të kenë vështirësi për të fjetur dhe për t’u përqendruar.

Njerëzit vetëm tani kanë filluar të kuptojnë se çfarë ndodhi me ta pas kësaj periudhe shoku”, tha një zyrtar turk mjekësor.

Një qendër e improvizuar e drejtuar nga UNICEF-i u ka ofruar fëmijëve ndihma e parë psikologjike, duke i inkurajuar ata të luajnë dhe të ndjehen të sigurt. Raportohet se fëmijët nga çdo zhurmë e lartë apo lëvizje e menjëhershme tremben. Madje ka raste kur tremben gjatë gjumit dhe ngrihen duke bërtitur “tërmet”.

termet ne turqi

Sondazh

Poll