Bota

Ambasadori i Qipros: Kosovën s’e njohim, por është koha t’ia japim një shans paqes

Diplomati qipriot ka shtuar se është e qartë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, sikurse Qipro, por sipas tij është koha që t’i jepet paqes një shans.

14 Shkurt 2023, 16:12 Nga A.B
Ambasadori i Qipros: Kosovën s’e njohim, por është koha
Dimitrios Teophylaktu

GREQI-Ambasadori i Qipros në Serbi, Dimitrios Teophylaktu, në një intervistë në emisionin e mëngjesit në televizionin “Nova TV” ka folur për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe pozicionin e shtetit të tij për pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se Qipro nuk e ndryshon qëndrimin për pavarësinë e Kosovës megjithatë ka shtuar se dëshirojnë t’i japin paqes një shans.

Teophylaktu ka folur edhe për propozimin franko-gjerman duke thënë se Bashkimi Evropian dëshiron që t’i japë një shansë dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Diplomati qipriot ka shtuar se është e qartë se Serbia nuk do ta njohë Kosovën, sikurse Qipro, por sipas tij është koha që t’i jepet paqes një shans.

Kosova vazhdon të mos njihet nga pesë shtete të Bashkimit Evropian gjë që e bën tepër të vështirë rrugëtimin drejt integrimit në instancat e BE-së. Arritja e një marrëveshjeje me Serbinë pritet që të zhbllokojë një situatë të tillë dhe disa prej këtyre shteteve të lëvizin drejt njohjes.

kosove dimitrios teophylaktu

Sondazh

Poll