Bota

Dalin PAMJET e tërmetit në Rumani/ Dëmtohen disa blloqe rrugësh, rraftet e marketeve boshatisen, momenti kur abazhurët e shtëpive lëkunden

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar dhe sa dëme materiale ka shkaktuar ky, tërmeti i fundit në seri. Megjithatë, në rrugët e qyteteve rumune mund të shihen disa pjesë të disa fasadave, të cilat janë rrëzuar.

14 Shkurt 2023, 16:14 Nga a.l
Dalin PAMJET e tërmetit në Rumani/ Dëmtohen disa blloqe
Rumani

RUMANI- Epiqendra e tërmetit të ri, i cili ndodhi rreth orës 14:20, është në Rumani, 20 kilometra larg qytetit Targu Ziu, i njëjti vend ku ndodhi dje rreth orës 16:00. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), Rumania u godit nga katër tërmete në vetëm 15 minuta. E para ishte 5.5 gradë, e dyta 3.9 dhe e treta dhe e katërta 3.5 sipas shkallës Rihter.

Në fotot dhe videot e shpërndara nga njerëzit në rrjetet sociale, shihet se si malli ka rënë nga raftet e dyqaneve për shkak të tërmetit. Nuk dihet ende nëse ka të lënduar dhe sa dëme materiale ka shkaktuar ky, tërmeti i fundit në seri. Megjithatë, në rrugët e qyteteve rumune mund të shihen disa pjesë të disa fasadave, të cilat janë rrëzuar.

Për shkak të tërmetit të dytë në Rumani në 24 orë, qytetarët e këtij vendi janë të shqetësuar .

"Një tjetër tërmet në Rumani. E ndjeve? E ndjeva në Bukuresht", shkroi një përdorues në Twitter.

Sipas të dhënave të para jozyrtare, epiqendra e tërmetit të sotëm në Rumani është pesë kilometra në lindje të Tishman të Rumanisë. Është 40 kilometra nga kufiri serb dhe disi më afër Serbisë se epiqendra e tërmetit të djeshëm në Rumani.

termet ne rumani

Sondazh

Poll