Bota

'Ka frikë nga helmimi dhe sulmet ukrainase'/ Ish-agjenti rus i KGB-së: Putin udhëton me tren të blinduar, është në ankth

Kalimi i Putinit në hekurudhë vjen pasi një ish-koleg i KGB-së, i cili ndoqi shkollën e spiunazhit me liderin rus, tha se lufta në Ukrainë ka rritur ankthin e presidentit.

14 Shkurt 2023, 16:52 Nga a.l
'Ka frikë nga helmimi dhe sulmet ukrainase'/ Ish-agjenti rus i
Vladimir Putin

RUSI- Ish-agjenti rus i KGB-së Yury Shvets ka deklaruar se presidenti rus Vladimir Putin po udhëton me një tren të blinduar të krijuar posaçërisht në vend të aeroplanit të tij të zakonshëm Flying Kremlin. Mediat e huaja raportojnë se, udhëheqësi rus ka shkuar në hekurudha pasi thuhet se ka frikë se mos e gjurmojnë dhe e qëllojnë nga qielli kur fluturonte me aeroplanin e tij presidencial. Pavarësisht masave të përpunuara për sigurinë e tij që kur filloi lufta për të shmangur hapësirën ajrore pranë Ukrainës, Putin thuhet se mbetet në ankth.

Treni i tij është i kamufluar në gri dhe të kuqe për t'u dukur si një tren normal pasagjerësh rus, duke e bërë atë vizualisht pothuajse të padallueshëm prej tyre. Kalimi i Putinit në hekurudhë vjen pasi një ish-koleg i KGB-së, i cili ndoqi shkollën e spiunazhit me liderin rus, tha se lufta në Ukrainë ka rritur ankthin e presidentit.

Yury Shvets, 71 vjeç, bashkëkohësi i Putinit, i cili studioi me të në Institutin e KGB-së, tha se Putini nuk është vetëm i shqetësuar për gjurmimin në aeroplanin e tij, por është gjithashtu i shqetësuar për një luftë 'mulli mishi' për pushtet brenda rrethit të tij të Kremlinit.

“Duket sikur ai ka frikë për jetën e tij”, tha Shvets.

Rreth tij ka një luftë, një mulli mishi. Dhe në këtë luftë, Putini shumë lehtë mund t'i japë fund ekzistencës së tij. Kështu që ai është izoluar sërish.

vladimir putin

Sondazh

Poll