Aktualitet

Tërmeti në Turqi, shtëpia e të moshuarve në Fier dhuron ndihma: E ndjejmë detyrim moral

Ata thonë se edhe Turqia i ka qëndruar pranë Shqipërisë kur ra tërmeti në 2019.

14 Shkurt 2023, 14:19 Nga A.B
Tërmeti në Turqi, shtëpia e të moshuarve në Fier dhuron
Te moshuarit

FIER- Një gjest prekës vjen nga shtëpia e të moshuarve në Fier. Ata kanë vendosur që të dhurojnë disa gjëra për t’iu ardhur në ndihmë personave të prekur nga tërmeti në Turqi. Të moshuarit thonë se edhe Turqia i ka qëndruar pranë Shqipërisë kur ra tërmeti në 2019.

“Bëhemi pjesë në këtë hidhërim të kombit turk. E kemi detyrim moral. Kjo është mundësua jonë. Falenderojmë gjithçka që bëhet në emër të popullit turk. Këto ndihma vijnë nga donatorë të ndryshëm por ne në këtë dhimbje, kemi detyrimin moral dhe material t’i çojmë andej.“, tha njëri prej tyre.

Mes ndihmave përfshihen edhe disa jorgane që të moshuarit kanë marrë dhuratë por që kanë vendosur t’i dërgojnë për të prekurit.

“Në kuadër të fatkeqësisë së popullit turk, i cili na është gjendur shumë pranë në një fatkeqësi të ngjashme, shtëpia e të moshuarve Fier u sensibilizua direkt për mbledhjen e ndihmave, për të lehtësuar sadopak dhimbjen e popullit turk. Të moshuarit kishin disa dhurata që ua kishin dhënë donatorë të ndryshëm dhe menduan që me ato që kishin mundësi të ndihmonin popullin turk“, thanë përfaqësues të shtëpisë së të moshuarve.

 

termet ne turqi te moshuarit ne fier fier

Sondazh

Poll