Aktualitet

Një muaj i zhdukur/ Ende mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika, rinisin kërkimet në lumin Seman

Polumbarët e Renea-s po kërkojnë përgatë rrjedhës së lumit për të gjetur automjetin tip 'Golf' me të cilin dyshohet se i riu u aksidetua dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë. 

14 Shkurt 2023, 14:46 Nga a.l
Një muaj i zhdukur/ Ende mister fati i 26-vjeçarit Mateo Lika,
Lumi Seman

FIER- Kërkimet në lumin Seman për 26- vjeçarin Mateo Lika i cili prej një muaji rezulton i zhdukur kanë rinisur. Polumbarët e Renea-s po kërkojnë përgjatë rrjedhës së lumit për të gjetur automjetin tip 'Golf' me të cilin dyshohet se i riu u aksidetua dhe më pas u zhduk pa lënë gjurmë. 

Nga hetimet e deritanishme, pasi u aksidentua, Lika dyshohet se ra në ujërat e lumit Seman. Ndërsa mendohet se mjeti është marrë nga rrjedha pas përplasjes me parmakët e hekurt të Urës së Mbrostarit. Kërkimet disa ditore të polumbarëve të Renea-s dhe efektivëve të policisë me dron nga ajri rezultuan që nuk ka asnjë shenjë te automjetit. Kjo e ka lënë ende mister fatin e 26-vjeçarit Mateo Lika. Ndërkohë, ditën e sotme polumbarët e Reneas i janë rikthyer kërkimeve pas një muaji. 

mateo lika

Sondazh

Poll