Sport

Ish-kampioni Pirès e konfirmon, 'Zizu' donte të bëhej trajner i Francës pas Botërorit...

Ish-bashkëlojtari i Zinédine Zidane në kombëtaren e Francës, Robert Pirès, së fundmi ka folur me ish-trajnerin e Realit, i cili nuk e ka fshehur synimi për të marrë drejtimin e bluve.

14 Shkurt 2023, 10:43 Nga DOSJA
Ish-kampioni Pirès e konfirmon, 'Zizu' donte të bëhej

FRANCE - “Ajo që ai donte, ishte skuadra e Francës”. Në një intervistë për Canal Football Club, Robert Pirès, ka qenë i drejtëpërdrejtë kur ka treguar dëshirën e ish-partnerit të tij te ‘Blutë’. Si një sekret i mbajtur keq, ai rrëfeu se fituesi i trefishtë i Champions League me Real Madridin, ishte në pritje të skuadrës franceze, përpara zgjatjes së kontratës së Didier Deschamps deri në vitin 2026.

“Ai donte të ishte te skuadra e Francës. Epo, tani ne e dime, se kjo nuk do të jetë e mundur, pasi Didier po qëndrojë edhe katër vjet. Kështu që tani ai duhet të ndryshojë pak drejtim dhe të shkojë në një klub. Pas kësaj, nuk ka shumë klube që mund ta 'përballojnë' Zizun”,- tha ish-mbrojtësi Pires.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll