Sport

Champions League/ Emiri i Katarit në Parc des Princes për PSG-Bayern Munich…

Pas një udhëtimi në Romë, Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani do të mbërrijë në Paris të martën për të marrë pjesë në ndeshjen e parë të 1/16-tës mes PSG-së dhe Bayernit.

14 Shkurt 2023, 10:40 Nga DOSJA
Champions League/ Emiri i Katarit në Parc des Princes për PSG-Bayern

FRANCE - Është një prani e rrallë. Sheikh Tamim bin Hamad al-Thani, Emiri i Katarit, do të mbërrijë në Paris të marten, pas një vizite diplomatike në Romë. Pronari i PSG-së me gjasa do të jetë i pranishëm në Parc des Princes për ndeshjen eliminatore të Champions League kundër Bayern Munich (21:00).

Një prani e rëndësishme, pasi tifozët e PSG-së janë shqetësuar për dëshirën e Katarit për të blerë edhe Manchester United. Një ofertë për blerjen e ‘Djajve të Kuq’ pritet të bëhet në fund të javës nga Autoriteti i Investimeve të Katarit (QIA), fondi sovran i investimeve të emiratit, i cili mban aksione në QSI, pronar i PSG-së. 

QIA, përflitet se mbështet edhe nga dëshira e klubit anglez për t’u blerë nga fonde private të menaxhimit të pasurisë në Katar. UEFA ka vërtetuar tashmë një investim të mundshëm të Katarit në Mançester, pa i shkaktuar dëm PSG-së.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll