Politike

Buxheti për zgjedhjet, Alibeaj kërkon fonde tek Ligjet: Llogarisni zgjedhjet e vitit 2015-2017! Felaj u ‘mbyll derën’: Shkoni në KQZ, neni e thotë qartë

Të njëjtën gjë shtoi dhe Bushka, e cila u shpreh se e vetmja gjë që mund të bëjë Komisioni i Ligjeve është që të mos jetë shifra më e vogël se ajo në vitin 2019. Për detaje konkrete, u kërkoi deputetëve të orientohen tek KQZ. 

14 Shkurt 2023, 11:31 Nga F.M
Buxheti për zgjedhjet, Alibeaj kërkon fonde tek Ligjet: Llogarisni
Enkelejd Alibeaj

TIRANË- Në komisionin e Ligjeve është diskutuar buxheti i partive në zgjedhje. I pranishëm ishte dhe Enkelejd Alibeaj që kërkoi të dinte nëse do tu bëhej dhe llogaritja e fondeve për vitin 2019, zgjedhje që u bojkotuan nga Opozita. Në debat ndërhynë dhe Ermonela Felaj e kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka. Ylli Merkaj, përfaqësuesi i KQZ, tha se do të zbatohet neni 80. Alibeaj kërkoi të fliste për shifra konkrete, por Felaj tha se kjo gjë do të përcaktohet nga KQZ. Të njëjtën gjë shtoi dhe Bushka, e cila u shpreh se e vetmja gjë që mund të bëjë Komisioni i Ligjeve është që të mos jetë shifra më e vogël se ajo në vitin 2019. Për detaje konkrete, u kërkoi deputetëve të orientohen tek KQZ. 

Pjesë nga debati mes tyre:

Enkelejd Alibeaj: Neni 88 bën fjalë për një gjë shumë të thjeshtë, totali i buxhetit që u jepet partive duhet të jetë në minimumin e vet, po aq sa është dhënë në zgjedhjet pararendëse, që janë të famshmet e 2019, kjo parti nuk ka marrë pjesë në zgjedhje dhe jua rikujtoj. Ajo që na takon ne që bojkotuam në atë kohë....

Ermonela Felaj: Po u them

Enkelejd Alibeaj: A ka mundësi, oj zonjë...Ky është është nëni, unë di të lexoj ligje. Ju do të merrni për bazë zgjedhjet e 2019 në fjalimin tuaj, apo për bazë nenin 180 të kodit zgjedhor, që e ka korrigjuar atë deformim të zgjedhjeve të 2019 dhe e ka spostuar për 2015-2017, neni 180.

Ermonela Felaj: Zoti Merkaj

Ylli Merkaj: Nuk kemi përllogaritje. Nuk është ky vendi ku caktohet. Në KQZ keni përfaqësuesit tuaj politikë, ku mund të ngrini shqetësimet tuaja për mënyrat se si do shpërndahet fondi, për metodën që do zgjedhi KQZ.

Ermonela Felaj: Zoti Alibeaj e ka fjalën për pyetje dhe për sqarim, vetëm një gjë kolegë, të gjithë duam ta kuptojmë këtë gjë. Si do e llogarisni tani kur ne nuk e dimë sa do marrin pjesë në zgjedhje.

Enkelejd Alibeaj: Edhe njëherë, nuk është çështja kjo. Kodi e thotë qartë, duhet të destonohet një fond për partitë që do të marrin pjesë në zgjedhje, pyetja është pasi të miratohet ky fond, do të shpënrdahet. Midis cilave parti? Si? 

Ylli Merkaj, sekretar i KQZ: KQZ zbaton vetëm ligjin. Përsa u përket fondeve, kemi përcaktuar vetëm limitin. Si referencë kemi 2015, 2017 dhe 2019, dhe më i larti merret si referencë që si rregull është ai i vitit 2019. Lidhur me pikën e 2, pajisja e sistemit të teknologjisë dhe informacionit. KQZ ka kërkuar shtrirjen e votimit në gjashtë bashki, u bëri kërkesë buxhetit të shtetit, që nuk u miratua siç u kërkua nga KQZ, por u miratua një fond më i vogël, i bie të 352 qendra votimi numërimi e votimi elektronik. Kemi përcaktuar dhe punonjësit që do ndihmojnë në zbatimin e këtij projekti pilotë. Nga administrata KQZ është menduar 38 veta për tu punësuar. Këshilli i Ministrave ka miratuar fondin, por është kuvendi që miraton këtë numër punonjësish

Ermonela Felaj: Nuk e kuptoj se çfarë duhet të diskutojmë sepse ka ndarë neni, thotë zgjedhjet pararendëse.

Klotilda Bushka: Ne si komision për dhënie mendimi themi që më pas se ky fond i dhënë në vitin 2019 nuk bëhet, pastaj mënyrën e zgjedh KQZ. 

ligjet 14 shkurt 2023 ermonela felaj enkelejd alibeaj klotilda bushka ylli merkaj

Sondazh

Poll