Politike

Berisha: Rama ka ikur për Dubai, takon Amant Josifin

Kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama ka shkuar për të takuar Amant Josifin.

13 Shkurt 2023, 22:49 Nga k.m.
Berisha: Rama ka ikur për Dubai, takon Amant Josifin
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se sot kryeministri Edi Rama është nisur drejt Dubait. Në fjalën e tij gjatë emisionit "TopStory", kryedemokrati Sali Berisha tha se Rama ka shkuar për të takuar Amant Josifin.

Berisha: Rama ka ikur për Dubai, takon Amant Josifin

Kush është Amant Josifi?

Amant Josifi është është një emër i njohur për Shqipërinë. Ai është një biznesmen shqiptar, gjithashtu ka qenë edhe këshilltar i ministrit shqiptar të Mbrojtjes deri në vitin 2020. Ka qënë kreu i opozitës, Sali Berisha i cili ka denoncuar se ai po mbrohet nga Rama dhe Olsi Rama.

Emri i tij doli sërish së fundmi në dritë pas një shkrimi të publikuar në median spanjolle “El Pais”, që e konsideronte Josifin, ‘kokën’ e mashtimeve në bursa, si dhe garancinë e paprekshmërisë për Milton Group. Deri në vitin 2017, Amant Josifi rezulton aksioner në kompanisë “Pegasus Communication” bashkë me vëllain e vogël të kryeministrit Edi Rama, Olsi Ramën.

Operacioni i madh ndërkombëtar i emërtuar “FRIDA-REFOX” u zhvillua në datat 8 dhe 9 nëntor në vendin tone dhe zbuloi se prej e skemës së mashtrimit kanë rënë 200,000 viktima në Evropë, shumica prej tyre në Gjermani, Itali dhe Spanjë. Policia spanjolle përgjoi 3 milionë emaile që u mundësuan hetuesve të identifikonin dhe lidhnin më shumë se 470 faqe interneti të mbështetura nga qendrat e call-center. Në pranga u bë me dije se u vu vetëm Berlando Saraçaj nga Vlora. 

amant josifi sali berisha

Sondazh

Poll