Aktualitet

'Po tani kush është non-grata kur*vë?'/ Protestuesit ironizojnë SHBA-në me pankarta

Një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen është ajo që sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

13 Shkurt 2023, 18:24 Nga a.l
'Po tani kush është non-grata kur*vë?'/ Protestuesit
Pankarta

TIRANË- Me pankarta ironizuese në duar, protestuesit e Sali Berishës janë mbledhur jashtë Kuvendit. Një nga pankartat që ka tërhequr vëmendjen është ajo që sulmon Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  

Po tani, kush është non grata kur*ë”, shkruhet në pankartë.

'Po tani kush është non-grata kur*vë?'/ Protestuesit

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll