Aktualitet

ME FOTO- Përshkallëzohet përplasja e protestuesëve dhe Policisë, qytetarët duan të hyjnë në Kuvend 

Megjithatë këta të fundit kanë insistuar duke kërkuar të futen në ambientet e Kuvendit. 

13 Shkurt 2023, 17:30 Nga a.l.k.m.
ME FOTO- Përshkallëzohet përplasja e protestuesëve dhe
protesta e opozitës

TIRANË- Protesta e opozitës është përshkallëzuar. Në hyrjë te Kuvendit ku paralelisht po zhvillohet dhe seanca e sotme plenare, protestuesit janë përplasur me Policinë të cilët kanë rrethuar zonën pranë Kuvendit në gatishmëri për të mos lejuar protestuesit të çajnë kordonin e sigurisë.

Tubimi nisi me tensione dhe me përplasje me efektivëve të Policisë së Shtetit dhe qytetarëve, pasi 8 deputetë të Partisë Demokratike nuk u lejuan që të futeshin në sallën e Kuvendit. Bëhet fjalë për deputetët: Luçiano Boçi, Albana Vokshi, Ervin Salianji, Ina Zhupa, Luan Baçi, Tritan Shehu, Gazmend Bardhi dhe Bledion Nallbati, të cilët janë përjashtuar nga aktiviteti parlamentar për 10 ditë, megjithatë kryedemokrati Sali Berisha u fut. 

Protestuesit, në tentativën e tyre për të çarë kordonin e Policisë hodhën tymuese, shashka dhe i vunë zjarrin një pemë, ndërsa Forcat Speciale kanë ndërhyrë duke përdorur edhe spraj lotjsjellës në drejtim të protestuesve. Megjithatë gjithçka u qetësua me nisjen e Kuvendit, të cilën protestuesit po e ndiqnin me një mur LED.

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll