Aktualitet

Çahet kordoni i Policisë, nis përplasja jashtë Kuvendit 

Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë nisur të hedhin flakadanë me ngjyra mbi kryet e efektivëve të Policisë.

13 Shkurt 2023, 17:21 Nga k.m.
Çahet kordoni i Policisë, nis përplasja jashtë
Pamje nga përplasja

TIRANË- Nis përplasja mes protestuesëve dhe efektivëve të Policisë së Shtetit të mbledhur jashtë Kuvendit të Shqipërisë. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, protestuesit kanë nisur të hedhin flakadanë me ngjyra mbi kryet e efektivëve të Policisë, ndërkohë që raportohet se janë përdorur edhe mjete piroteknike. 

Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

PAMJET E PËRPLASJES: 

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll