Aktualitet

Hiqej si turist, kapet në Itali 21- vjeçari turk i dënuar nga drejtësia shqiptare për falsifikim dokumentesh

21-vjeçari në fakt ishte në kërkim ndërkombëtar për arrest provizor me qëllim ekstradimi në Shqipëri, pas dënimit për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryera në Shqipëri.

13 Shkurt 2023, 16:29 Nga a.l
Hiqej si turist, kapet në Itali 21- vjeçari turk i dënuar nga
Policia Italiane

ITALI- Një 21-vjeçar është arrestuar në Piza. Mediat italiane raportojnë se, i riu me origjinë turke u ndalua të dielën e 12 shkurtit nga policia në lumin Arno. Ai tha se ishte në qytet për turizëm, por oficerët zbuluan më shumë.

21-vjeçari në fakt ishte në kërkim ndërkombëtar për arrest provizor me qëllim ekstradimi në Shqipëri, pas dënimit për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve të kryera në Shqipëri. Ai duhet të vuajë një dënim prej nëntë muajsh burg. I arrestuar, ai ndodhet në Sollicciano.

arrestohet shqiptari ne itali

Sondazh

Poll