Aktualitet

Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, hedhin shashka dhe tymuese, lëndohet efektivi në protestë

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar në formë kordoni ambinetin para Kuvendit, duke sjellë kështu revoltë nga ana e protestuesëve të cilët kanë këmbëngulur të futen brenda duke u përplasur fizikisht me forcat policore. 

13 Shkurt 2023, 17:32 Nga a.l.k.m.
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin, hedhin shashka
Protesta e opozitës

TIRANË- Një efektiv policie është lënduar gjatë përplasjes me protestuesit e opozitës në oborrin e Kuvendit, pasditen e sotme. Siç duket nga pamjet e mësipërme, efektivi është lënduar lehtë nga një shashkë, por menjëherë është ndihmuar nga kolegët e tij që të marrë veten dhe është nxjerrë veçmas. Megjithatë nuk raportohet për dëme të rënda. 

Dhjetëra forca policie kanë rrethuar në formë kordoni ambinetin para Kuvendit, duke sjellë kështu revoltë nga ana e protestuesëve të cilët kanë këmbëngulur të futen brenda duke u përplasur fizikisht me forcat policore.  Vendimi për të zhvilluar protestën e sotme u mor pas tubimit të zhvilluar më 11 shkurt në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Këto protesta erdhën pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së Charles McGonigal që është nën akuzë për korrupsion e pastrim parash dhe takimeve të këtij të fundit me kryeministrin Edi Rama. Opozita kërkon largimin e kryeministrit ndaj dhe u ka bërë thirrje demokratëve që të rrethojnë Kuvendin, të cilin e konsideron si një institucion të marrë peng e të drejtuar nga kriminelë.

protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll