Aktualitet

Ambasada amerikane apel shtetasve të saj në Tiranë për protestën para Parlamentit: Kujdes! Ka potencialin të përhapet

Në reagimin e saj, ambasada amerikane njofton mbi orën dhe vendin e grumbullimi të protestuesve por pa specifikuar se kush e organizon atë.

13 Shkurt 2023, 16:21 Nga k.m.
Ambasada amerikane apel shtetasve të saj në Tiranë për
Ambasada amerikane

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë sërish apel për shtetasit e saj që të kenë kujdes gjatë protestës që pritet të mbahet pasditen e sotme para Parlamentit. Në reagimin e saj, ambasada amerikane njofton mbi orën dhe vendin e grumbullimi të protestuesve por pa specifikuar se kush e organizon atë. Gjithashtu shtoi se tubimi ka tendecë që të përhapet nga vendi ku do të nisë. 

"Ngjarja: Është planifikuar të zhvillohet një protestë para godinës së Kuvendit. Kjo protestë ka potencialin të përhapet në rrugët përreth duke shkaktuar bllokime të trafikut, devijime dhe mbyllje të rrugëve. Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin tubimet e mëdha. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha zhvillohen në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionin më të fundit,"-thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.

ambasada amerikane protesta e opozites 13 shkurt 2023

Sondazh

Poll