Sport

E PABESUESHME! Një boksier i verbër do të ngjitet në ring për një ndeshje bamirësie…

Thomas Seres, i cili mezi sheh më shumë se një metër larg, është i përgatitur për një meç amatore në MB.

12 Shkurt 2023, 12:18 Nga DOSJA

E PABESUESHME! Një boksier i verbër do të ngjitet në ring

ANGLI - E guximshme apo frymëzuese ? Thomas Seres, 23 vjeç, jeton me glaukomë të rëndë kongjenitale, një sëmundje e syve, që prek shikimin dhe, në rastin e tij, e lejon atë të shohë vetëm më pak se një metër larg tij. I riu britanik ka bërë tashmë 60 operacione që kur ka lindur dhe e tij ka qenë historia e boksit, këtë javë në Mbretërinë e Bashkuar.

Kjo sepse tani Seres po përgatitet të marrë pjesë në një ndeshje boksi bamirësie muajin e ardhshëm për të mbledhur para për Fondacionin e Kërkimeve të Kancerit, në kujtim të gjyshit të tij të ndjerë, i cili vdiq nga kanceri në stomak. Nëna e tij Kelly konfirmoi për "Barnsley Chronicle" se gjithçka është duke u zhvilluar, që djali i saj të hynte në ring: "Duhej të prisnim miratimin, por këtë javë u njoftuam se ai do të mund të luftojë, jam shumë krenare për të," ajo tha.

Thomas, i cili përdor një kallam për të verbërit kur ecën, është në gjendje të gjejë në mënyrë perfekte rivalin e tij nga një distancë e afërt, siç dëshmohet në palestrën e tij.  Boksieri i tha ‘The Sun’: “Gjithmonë kam dashur të boksoj, por nuk mendoja se mund ta bëja vërtet derisa u futa në një palestër boksi”. Tre ditë në javë ai shkon në klasë boksi dhe pjesën tjetër bën ushtrime me pesha. I riu pranon: “E mira është se në boks duhet të afrohesh, por do të jetë e vështirë për mua të shoh disa nga goditjet e rivalit tim”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Thomas Seres (@tom.seres)

Pikërisht, në këtë kuptim, ai nuk dëshiron përbuzje: "Shpresoj të mos dorëzohet sepse jam i verbër, sepse nëse do, do ta paguajë". Luftëtari fitoi një certifikatë boksi të nivelit të dytë nga palestra e tij në fillim të janarit. Debutimi i tij pritet të bëhet më 25 mars në The Barnsley Metrodome.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll