Sport

Hassell-Collins, regbisti anglez që luan me thonj të lyer: "Ato janë si bizhuteritë e mia"…

Regbisti britanik, i cili luajti kundër Skocisë në ditën e pare në eventin e Gjashtë Kombeve, shprehet se "i do bizhuteritë, por nga që nuk mund të luajë me to, thonjtë e lyer i konsideron si bizhuteritë e tij".

12 Shkurt 2023, 12:42 Nga DOSJA

Hassell-Collins, regbisti anglez që luan me thonj të lyer: "Ato

ANGLI - Britaniku Ollie Hassell-Collins ka tërhequr vëmendjen e mediave këto ditë jo vetëm për faktin se ishte lojtari i parë i mërguar, që luan një ndeshje me Anglinë që nga viti 2014, ai e bëri këtë kundër Skocisë në ditën e parë të eventit të Gjashtë Kombeve, por sepse ka luajtur... me thonj të lyer, diçka e pazakontë në sportet elitare të meshkujve.

Hassell-Collins, 24 vjeç, tha në mediat sociale të England Rugby, se asaj i pëlqen bizhuteritë dhe se “unë i mbaj shumë ato, por nuk mund të luaj me to. Kështu që mendoj se lyerja e thonjve është si bizhuteritë e mia të përhershme".

Lojtari pranon gjithashtu se “kafshova thonjtë, nisa t’i lyej me ngjyrë të çelur dhe një ditë thashë: Do t’i gëzoj pak”. Kështu ata janë parë të lyer me të kuqtë e Anglisë dhe Hassel-Collins shprehet: "Nëse dal në fushë me ndjenjën se dukem mirë, kjo më jep besim. Ndjej se kur kam topin mund të bëj gjithçka. Nëse je i lumtur dhe rehat me veten, gjithmonë do të luash më mirë”,- shpjegon ai në një intervistë për “The Guardian”.

Sigurisht, Ollie Hassell-Collins nuk pret që të jetë një trend i përgjithshëm, veçanërisht në një sport si regbia. “Nuk pres që të gjithë lojtarët e rugbisë të lyejnë thonjtë e tyre, por tani jam vetëm unë”.

Hassell-Collins, regbisti anglez që luan me thonj të lyer: "Ato
Ish-tenisti i njohur Andre Agassi

Hassell-Collins nuk është i vetmi sportist elitar që luan me thonjtë e lyer. Vite më parë, Andre Agassi e bëri modë manikyrën me ngjyrë vjollcë me një brez të artë, kur luante me flokë të gjatë, një imazh ikonë i tenisit amerikan.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll