Aktualitet

Covid, MSH: 12 persona janë infektuar në 24 orët e fundit

Nga 243 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 135 pacientë aktivë me COVID-19.

12 Shkurt 2023, 18:02 Nga I.A
Covid, MSH: 12 persona janë infektuar në 24 orët e fundit
Covid

TIRANË- Asnjë viktimë nuk është shënuar 24 orët e fundit nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Nga 243 testime të kryera 24 orët e fundit janë shënuar 12 raste të reja, ndërsa në të gjithë vendin kemi 135 pacientë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. 

Njoftimi i plotë:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 243 testime, ka 12 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 5 të shëruar në 24 orët e fundit 12 Shkurt 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 243 testime, nga të cilët 12 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashkitë: 6 në Tiranë, 3 në Shkodër, 2 në Fier, 1 në Vlorë. Janë 135 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2. Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,602 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 12 Shkurt 2023)

Raste të reja ditore 12
Të shëruar në 24 orë 5
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 243
Testime totale 2,034,874
Raste pozitive 333,333
Raste të shëruara 329,602
Raste Aktive 135
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 111
Fier 8
Shkodër 8
Durrës 3
Berat 2
Vlorë 2
Gjirokastër 1

covid-19 covid ne vend

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2023, 13:04 A.B

Kullë e re tek Dhoma e Tregtisë!

Ansamblit të kullave në qendër të Tiranës do t’i shtohet edhe një tjetër qiellgërvishtës gjigand. Bashkia ...