Aktualitet

VIDEO + FOTO/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal në Greqi, i riu ndjek autorët, përplaset nga makina (NGJARJA)

I riu është sulmuar me thikë nga një 33-vjeçar shqiptar në një lokal në plazhin e Artemidës. Autori pasi e ka goditur viktimën me thikë në bark, hypi në një taksi të drejtuar nga një shqiptar dhe zhduken në drejtim të Rafinës.

12 Shkurt 2023, 14:26 Nga A.B
VIDEO + FOTO/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal
Policia

GREQI- Mediat greke kanë bërë publike pamjet nga sherri që ndodhi një ditë më parë në një lokal nate në Artemisa. Tre shqiptarë janë përplasur me një 22-vjeçar. Papritur njëri prej tyre ka nxjerrë një thikë dhe ka plagosur 22-vjeçarin, i cili ka rënë në tokë i përgjakur. Tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan, ndërsa i plagosuri i ka ndjekur me automjetin e tij, mirëpo në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci. 

VIDEO + FOTO/ Shqiptarët plagosin 22-vjeçarin në një lokal

DINAMIKA: Ngjarja ndodhi rreth orësh 4 të mëngjesit të së shtunës. I riu është sulmuar me thikë nga një 33-vjeçar shqiptar në një lokal në plazhin e Artemidës. Autori pasi e ka goditur viktimën me thikë në bark, hypi në një taksi të drejtuar nga një shqiptar dhe zhduken në drejtim të Rafinës.

I plagosuri futet në makinën e tij për të shkuar në spital. Mirëpo, në Avenue Artemis, ai përballet me taksinë me autorët shqiptarë. I riu i gjakosur i ndjek ata, por në përpjekje për t'iu afruar taksisë, përplaset në farmacinë në kryqëzimin e rrugës Artemis dhe rrugës Salaminos.

Në video-dokumentin e siguruar nga protothema.gr, sedilja të cilën e ngiste i lënduari, duket se ka devijuar kursin e saj dhe përplaset me shpejtësi të madhe në xhamin e farmacisë.

Në pamjet filmike shihet përplasja, ndërsa në një video tjetër të paraqitur nga protothema.gr shihen ekipet duke marrë viktimën dhe duke e çuar të gjakosur në ambulancë. Policia po vijon kërkimet për gjetjen e shqiptarëve.

greqi shqiptaret plagosin grekun

Sondazh

Poll

Aktualitet 12 Shkurt 2023, 13:04 A.B

Kullë e re tek Dhoma e Tregtisë!

Ansamblit të kullave në qendër të Tiranës do t’i shtohet edhe një tjetër qiellgërvishtës gjigand. Bashkia ...